MaqedoniTop Lajme

Mickoski me tërë kabinetin qeveritar në Bërvenicë, a po e thyen heshtjen zgjedhore?!

Shpërndaje

Sipas burimeve jozyrtare, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ndodhet aktualisht në Bërvenicë së bashku me tërë kabinetin e tij qeveritar, një ditë para zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në këtë komunë. Veprimet e tij po interpretohen si shkelje e rregullave të heshtjes zgjedhore dhe formë e lobimit indirekt për kandidatin maqedonas të partisë së tij.

Nga ana e tij, kandidati shqiptar i koalicionit VLEN, Haqim Ramadani, ka marrë mbështetje të madhe nga diaspora. Ai shprehet se pavarësisht presionit dhe kërcënimeve të kryeministrit, Bërvenica do t’i takojë shqiptarëve.