Kovaçevski: Jemi të vendosur për një të ardhme evropiane dhe prosperitet për qytetarët

Shpërndaje

Në Forumin “100 ditë nga mandati i Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut” që u mbajt në Operën dhe Baletin Nacinal, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe ministrat e Qeverisë grumbulluan dhe prezantuan të arriturat e vëllimshme të Qeverisë gjatë 100 ditëve të punës të saj dhe u përgjigjën në pyetjet me interes për mediat dhe publikun.

Në Forum,fjalim hyrës pati Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas së cilës vijoi panel me Kryeministrin, e më pas me zëvendëskryeministrat dhe ministrat.

Kryeministri dhe ministrat prezantuan arritjet e Qeverisë në politikën e jashtme, sundimin e ligjit dhe reformat, ekonominë, standardin e jetesës dhe ambientin jetësor.

Në Forum morën pjesë përfaqësues të korit diplomatik, odave ekonomike, organizatave qytetare, institucioneve, mediave.

Me këtë rast, Kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria ka dëshmuar përkushtimin e saj të fuqishëm për të garantuar siguri dhe vazhdimësi në krijimin e kushteve për një jetë më të mirë, si dhe një të ardhme evropiane dhe të begatë për qytetarët tanë. Për këtë, siç theksoi ai, duhet qeverisje efikase, e ndershme dhe e përgjegjshme.

I pyetur për perspektivat integruese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE dhe mesazhet e qarta nga SHBA-ja dhe Franca se nga ky proces varet stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, Kryeministri Kovaçevski tha se është me rëndësi të madhe që ka mbështetje të madhe për integrimin evropian brenda shtetit tonë, sepse populli ynë e di se BE-ja është një bashkim në të cilin ushqehen vlerat themelore demokratike: liria e shprehjes, e drejta e mendimit dhe shprehjes kritike dhe drejtësia sociale.

“Për 30 vjet, si institucione dhe si qytetarë, kemi investuar shumë për të përmbushur kriteret për anëtarësim në BE. Konfirmim për këtë janë katër raportet pozitive nga Komisioni Evropian. Kemi mbështetje të konsiderueshme nga vende si Franca, Gjermania, SHBA-të, por në rrugën e anëtarësimit në BE, fatkeqësisht kemi sfidë me veton e vendosur nga Qeveria e fundit e Republikës së Bullgarisë”, tha Kryeministri Kovaçevski. .

Ai theksoi se në drejtim të pëforcimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore, ne hapëm një dialog me qeverinë bullgare në të cilin të gjitha ministritë ishin të përfshira si pjesë e grupeve të punës përmes të cilave u fokusuam në tema të orientuara drejt së ardhmes.

“Suksesi në këtë proces mund të pritet mbi bazën e një dialogu që do të bazohet në vlerat evropiane por edhe në parimet e respektit dhe parimit të dinjitetit që të dyja palët duhet të ruajnë dhe ushqejnë. Duhet të ruhet dinjiteti i qytetarëve të të dy vendeve. Kështu, dialogu do të rezultojë në ndërtimin e marrëdhënieve të shkëlqyera në të ardhmen ndërmjet fqinjëve dhe vendeve anëtare të BE-së. Shpesh ky diskutim merret nga nacionalistët dhe populistët dhe kjo nuk është mirë. Ne si Qeveri evropiane kemi obligim të imponojmë një narrativë pozitive të orientuar drejt së ardhmes që do të na mundësojë fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, tha Kovaçevski.