Në KSHZ janë paraqitur 16 ankesa për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Deri në mëngjesin e sotëm, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) janë paraqitur 16 ankesa në lidhje me procedurën për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat u zhvilluan të dielën, më 2 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Afati për paraqitjen e ankesave përfundon sot në orën 16:30, 48 orë pas shpalljes së rezultateve fillestare të zgjedhjeve.
Ankesat u paraqitën nga Haqim Ramadani, i mbështetur nga VLEN-i, në lidhje me procedurën për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve në qendrat e votimit 2034, 2033, 2032, 2035, 2034, 2033, 2032, 2035 në Bërvenicë. Në këtë komunë, në raundin e dytë të zgjedhjeve, Jovica Ilievski, i mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, fitoi me 4.374 vota, ndërsa Ramadani fitoi 4.224 vota.
Koalicioni “Maqedonia Juaj” paraqiti dhjetë ankesa në lidhje me qendrat e votimit 2956, 2971/1, 2973, 2959/1, 2955, 2956/1, 2959, 2961/1, 2961, 2971 në Shuto Orizare.
Unioni i Romëve ka paraqitur ankesa edhe për Shuto Orizaren, për qendrat e votimit 2966, 2962 dhe 2961.
Në këtë komunë, në raundin e dytë të zgjedhjeve, Kurto Dudush nga Unioni i Romëve fitoi me 3.894 vota, ndërsa Erxhan Demir i mbështetur nga Koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM fitoi 3,406 vota.
Koalicioni “Përvojë për Sukses”, i cili mbështeti Stevço Jakimovskin për votimin në Karposh, paraqiti ankesa në lidhje me përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve për qendrat e votimit 2631 dhe 2613.
Në Karposh, kandidati i mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, Sotir Lukrovski, fitoi me 13.512 vota, ndërsa Jakimovski fitoi 12.378 vota.
KSHZ duhet të caktojë seancë në ditët në vijim për të shqyrtuar ankesat.

