Taravari: ASH ka nevojë për Ziadinin edhe më tej për ta konsoliduar partinë

Shpërndaje

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari tha se në Aleancën për Shqiptarët, ka pasur momente kur nuk janë pajtuar për disa çështje, megjithatë në fund gjithçka ka përfunduar si debat dhe ajo që është vendosur bashkë, ajo është qëndruar.

“Gati se dy tre vjet bëhet se këto janë njerëzit e Arbenit këto të Ziadini. Kur s’ka ndodhur që unë edhe ai të mos pajtohemi dhe të kemi divergjenca. Një diplomat më tha se çmim më të lartë ka ndarja e Arbenit dhe Ziadinit. I thash se kjo nuk ka për të ndodhur. Politikën e shohim si mision për të mirën e qytetarëve”, tha Taravari në emisionin debativ në TV SHENJA.

AI tha se Ziadini i duhet partisë edhe një periudhë për ta stabilizuar partinë.

“Mendojë se ka njerëz të ri të cilëve duhet të ju japim hapësirë. Tani e kemi edhe kongresin dhe mendoj se duhet të sjellim figura të reja. Dalë ngadalë duhet të shihemi unë dhe Ziadini të tërhiqemi për të ju lënë hapësirë figurave të reja”, u shpreh Taravari.