Pavarësisht armëpushimit, Izraeli vazhdon të sulmojë dhe shkatërrojë shtëpitë në Gaza
Izraeli vazhdon të sulmojë dhe të shembë shtëpitë në Rripin e Gazës, pavarësisht armëpushimit, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, forcat pushtuese izraelite shkatërruan me eksplozivë shtëpitë në lagjen Zeitoun, e vendosur në jug të qytetit të Gazës në veri të Rripit të Gazës.
Ushtria izraelite kreu sulme intensive në zonat veriore dhe lindore të qytetit Khan Younis ndërsa monitoron vazhdimisht zonën me dronë. Ushtria izraelite vazhdon të shkelë armëpushimin dhe hapë zjarr në zonat lindore të Khan Younis-it.
Pas marrëveshjes së armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit më 10 tetor, të paktën 242 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në Gaza, 614 të tjerë u plagosën dhe u gjetën trupat e 522 palestinezëve.
Sipas deklaratës së fundit nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, 69.179 palestinezë janë vrarë dhe 170.690 të tjerë janë plagosur në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 8 tetori 2023.

