“Arritëm në një pikë kthese”, Zelensky optimist: Jemi në rrugën e fitores

Shpërndaje

Vladimir Putin, gjatë një takimi me presidentin e Bjellorusisë, Lukashenko, tha se ka zhvillime pozitive në negociatat mes Moskës dhe Kievit, presidenti Ukrainas ka një tjetër qëndrim.

Në një video të publikuar në rrjetin social facebook, Volodymyr Zelensky shprehet se Ukraina ka arritur tashmë në një pikë kthese strategjike. “Ne jemi tashmë në rrugën e fitores”, tha ai.

Ndërkohë, në një tjetër video, Zelensky komenton vendimin e Rusisë për të bërë pjesë të ushtrisë së saj mercenarë nga Lindja e Mesme dhe Siria. “Raketa, bomba, artileri e rëndë dhe tashmë edhe mercenarë nga Siria. Ata do të kryejnë vrasje në një tokë të huaj”, tha Zelensky.