Korridoret, vazhdon debati për ndryshimet ligjore

Shpërndaje

Komisioni për Çështje Evropiane edhe sot do të vazhdojë me debatin për Propozim-ligjet për ndërtimin e korridoreve, të propozuara me flamur evropian dhe që duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar. Në seancën e sotme, anëtarët e këtij komisioni duhet të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për planifikim urbanistik me procedurë të shkurtuar.

Ndërkohë dje, Ligji për Marrëdhënie Pune u diskutua në seancë plenare, ndërkaq Komisioni për çështje Evropiane vazhdoi debatin rreth pr/Ligjit për planifikim urbanistik. Në të dy trupat e Kuvendit, opozita kundërshtoi ndryshimet e ligjeve me symbol të BE-së dhe ndërtimin e korridoreve pa e parë marrëveshjen. Maxhoranca e vendosur. Projektet s’kanë të ndalur.