Ali Ahmeti përkujton veprimtarin e çështjes kombëtare, Ukshin Hoti

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes nëj statusi në rrjetin social Facebook ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare dhe inetelektualin, Ukshin Hoti në 24 vjetorin e zhdukjes së tij.

Ahmeti ndër të tjera shkruan se vajtjet dhe rrugëtimi aspak i lëhtë atdhetar i Hotit, përshkruan dhe gjithë rrugën e mundimshme për popullit shqiptarë për lirinë e vendit.

Statusi i plotë:

U bënë sot plot 24 vjet nga zhdukja e një prej mendjeve më të ndritura të kombit, veprimtarit të çështjes sonë kombëtare, Ukshin Hoti.

Me gjithë potencialin e tij intelektual, Ukshini do të rreshtohej në përkrahje të demonstratave studentore të vitit 1981 dhe aty do fillonte saga e tre burgosjeve të tij për bindjet e drejta kombëtare që i shprehte haptas pa iu dridhur qerpiku.

Regjimi jugosllav i kohës prangosi fizikisht Ukshinin, për fatin e të cilit sot e kësaj dite nuk dihet asgjë, por nuk arriti asnjëherë të prangosë dhe zhdukë ideologjinë e tij atdhetare, fryma e së cilës u ndje fuqishëm në mesin tonë në çastet e veprimit të LPK-së dhe UÇK-së, frymë lirie dhe përparimi që është frymëzim edhe i së tashmes.
Rrugëtimi i tij jetësor është pasqyra reale e përjetimeve të një populli të tërë, qëndresa dhe atdhedashuria e të cilit nuk duhet harruar asnjëherë.