Bota

SHBA konfirmon vizitën, presidenti sirian Ahmed Sharaa do të udhëtojë drejt Uashingtonit

Shpërndaje

Presidenti sirian Ahmed Sharaa do të vizitojë Uashingtonin në muajin nëntor. Kjo është vizita e parë e një kreu shteti sirian në kryeqytetin e SHBA-së.

Lajmi është onfirmuar për Reuters nga i dërguari special i SHBA-së në Siri Tom Barrack, në atë që do të jetë vizita e parë e një kreu shteti sirian në kryeqytetin e SHBA-së.

Gjatë vizitës, Siria “shpresojmë” që do t’i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të për të mposhtur Shtetin Islamik, u tha Barrack gazetarëve në margjinat e Dialogut të Manamasë në Bahrein, një konferencë vjetore globale për sigurinë dhe gjeopolitikën.