MaqedoniTop Lajme

Ahmeti rizgjedhet kryetar i BDI-së! Në Kongres u shpalosën disa rezoluta

Shpërndaje

Erdhi i fundit, por ishte i vetmi që foli! Në Kongresin e V të BDI-së kreu i kësaj partie Ali Ahmeti, nuk u përshëndet me të gjithë. Teuta Arifi nuk ishte prezent, ndërsa Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Rafiz Aliti, Bekim Neziri e disa të tjerë që deri më tani mbanin funksione të larta, madje nuk u quan as në këmbë.

BDI paralajmëroi ndryshime rrënjësor edhe reforma në parti, por kryesinë qendrore mbetet ta zgjedhin tek në organet e partisë në mbledhje tjetër në selinë e partisë. Garda e vjetër që kryeson dy dekada, jo zyrtarisht mësohet se pritet tu hidhet përgjegjësia për rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale, duke i larguar nga funksioni anëtarin e këshillit mbikëqyrës Musa Xhaferi, anëtarin e këshillit kombëtar Sadulla Duraku, sekretarin organizativ Blerim Bexhetin, anëtari i kryesisë qendrore Teuta Arifi, Fatmir Dehari, Bekim Neziri, Xhevat Ademi e të tjerë. Por, Ali Ahemti rizgjedhet për të 5-të herë kryetar i integristëve, duke mos pasur asnjë kundër kandidat. Ai shpalosi katër rezoluta që të ndërmerren në të ardhmen.

“Zgjedhja e qeverisë me shumicë të dyfishtë – Badinteri ekzekutiv. Propozojmë që çdo përbërje e re e qeverisë të marr besimin e Kuvendit jo vetëm me shumicën e deputetëve por edhe me shumicën e deputetëve të komuniteteve jo shumicë… Zbatimi i parimit badinterit në Gjykatën Kushtetuese, ligjet që miratohen me shumicë të dyfishtë në Kuvend nuk duhet të rrëzohen në Kushtetuese pa shumicë të dyfishtë nga radhët e gjykatësve… Propozojmë një fazë të re të decentralizimit financiar dhe fiskal me transferim të kompetencave në fushat e arsimit, shëndetësisë, zhvillimit lokal dhe pasuritë publike”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Kryetari Ahmeti tha se shteti mund të jetë i qëndrueshëm dhe funksional vetëm nëse mbështetet mbi përfshirjen e të gjitha komuniteteve, në frymën dhe përmbajtjen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.