MaqedoniTop Lajme

ASH-ja e Selës mbështet protestën

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën e paralajmëruar më 13 dhjetor në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, e cila synon të kërkojë drejtësi për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që aktualisht mbahen në paraburgim.

Postimi i plotë:
Aleanca për Shqiptarët mbështet protestën në mbrojtje të luftës së pastër për çlirimin e Kosovës dhe drejtuesve të UÇK-së, të cilët padrejtësisht mbahen në burg.
Ju bëjmë thirje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe të gjithë shqiptarëve, pa dallime partiake, që me pjesëmarje masovike më 13 Dhjetor në Sheshin “Skenderbeu” në Shkup të ngrejmë zërin për drejtësi dhe për lirinë e drejtuesve dhe udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Çdo njollë dhe akuzë ndaj tyre është tentim për të njëllosur luftën më të pastër dhe më të drejtë që mban mend historia e luftërave të kombeve për liri.
Kjo duhet të jetë kauzë e çdo shqiptari, e çdo individi që e ndjen dhe e don lirinë dhe Kombin Shqiptar. Kjo nuk është një betejë individuale e as politike, por një betejë kombëtare që na tangon të gjithë neve dhe jo vetëm ata që padrejtësisht sot mbahen në burg.
Andaj, është obligim moral i secilit prej nesh të ngrejmë zërin për dinjitetin e një pjesë të lavdishme të historisë sonë.
– Aleanca për Shqiptarët
Ziadin Sela, Kryetar