Rama publikon pamjet: Të hënën nis puna për transformimin e shëtitores pranë lumit Drin, del në pah Memoriali i Skënderbeut

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e projektit për transformimin e shëtitores pranë lumit Drin në Lezhë teksa njofton se të hënën do të nisë puna. E gjithë zona do të kthehet në hapësirë të dedikuar për qytetarët dhe turizmin.

Ky investim po ashtu do të nxjerrë në pah edhe vlerat e Memorialit të Skëndërbeut duke i shërbyer kështu edhe turizmit të këtij qyteti.

“Në Lezhë, jemi gati për të nisur nga puna të hënën, për transformimin e shëtitores dhe lulishtes pranë lumit Drin, e cila krahas hapësirës së dedikuar për qytetarët, do të jetë edhe në shërbim të turizmit, duke i nxjerrë më në pah vlerat e Memorialit të Skënderbeut që ndodhet përballë saj, dhe që përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë”, shkruan Edi Rama.