Bejta: Taravari-Limani e plaçkitën buxhetin e Komunës, vetëm për sallën e Këshillit janë shpenzuar 750 mijë euro
Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta gjatë një debati televiziv, deklaroi se Taravari dhe Limani e kanë plaçkitur buxhetin e komunës, duke shpenzuar vetëm për sallën e Këshillit rreth 750 mijë euro, njofton Albazone Media.
Reagimi nga Bejta:
Ndonëse në Televizionin e Maqedonisë isha i ftuar në emisionin “Zoom” në debat më kundërkandidatin tim për Gostivarin, ai zgjodhi të ik nga debati dhe të mos ballafaqohet me fakte, sepse nuk është i gatshëm për demokraci.
8 vite Gostivari u plaçkit nga qeverisja Taravari-Limani.
Vetëm regullimi i sallës së Këshillit Komunal ka kushtuar 750 mijë euro, një punë që mund të realizohej me një shumë më të vogël! Kjo është vjedhje dhe nuk është ndershmëri ndaj qytetarëve të Gostivarit.
Në këto 8 vite është abuzuar me buxhetin e komunës për interesa të ngushta partiake.
Por ndryshimi po vjen, në këto zgjedhje kam përkrahjen e gjithë koalicionit VLEN, gjithë qeverisë dhe së bashku do t’i jetësojmë projektet zhvillimore për Gostivarin. Keqpërdorimet po marrin fund dhe më 11 janar po fillon epoka e re e Gostivarit!

