RajoniTop Lajme

Ceremonia për nxënësit ekselentë, Rama ndan medaljet e arta: Nuk ka privilegj më të madh sesa të vlerësosh rezultatet tuaja

Shpërndaje

Sot u mbajt ceremonia për “Medaljet e Arta” që u shkoi nxënësve ekselentë, pasi mbaruan gjimnazin me 10 absolute në të treja vitet.

Kryeministri Edi Rama, i cili ndau medaljet, u shpreh se nuk ka privilegj më të madhe sesa të vlerësojë përpjekjet dhe rezultatet e tyre.

“Besoj që nuk ka privilegj më të madh sesa të kesh detyrën të vlerësosh përpjekjen dhe rezultatet e njerëzve si ju“, u shpreh Rama.

Më tej ai shtoi “S’ma ha mendja se juve e mendoni se çfarë do të thotë për mua personalisht, besoj që për ne të gjithë si njerëz, pavarësisht moshës, statusit, shembujt janë shumë të rëndësishëm për të na nxitur që të vazhdojmë më tutje, na nxisin në forma dhe drejtime të ndryshme, shembulli i një fqinji që mbjell lule dhe bën që oborri i tij të duke bukur, na nxit që dhe ne të mbjellim lule dhe të bëjmë të bukur oborrin tonë. Ndjej kënaqësi kur më duhet të firmos certifikatat, pasi mundohem të marr me mend jetën tuaj, familjet, se sa shumë prej jush jetoni në familje të zakonshme, ose patjetër disa prej jush jetojnë në familje që kanë vështirësi reale për të arritur fundin e muajit. I keni justifikimet edhe për të mos shkuar në shkollë fare, por dallimi i madh që bëni ju është ky, që nuk shkoni në kërkim të justifikimeve, por suksesit, ju jeni shembull frymëzues edhe për mua personalisht dhe ju falënderoj“.