MaqedoniTop Lajme

Fetai me reagim të fortë: Rroftë UÇK-ja, shpifësit gabohen rëndë, do përballen me drejtësinë

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Fetai ka reaguar ndaj lajmeve të rrejshme që po shpërndahen në rrjetet sociale se kinse është kundër UÇK-së.

Ai në postimin e tij demaskon këto figura duke thënë se ata që mendojnë se mund ta diskreditojnë me metoda të tilla udbashe, “gabohen rëndë” dhe se do të përballen me drejtësinë.

“Kushdo që përdor fotografinë time dhe shpik fjalë që nuk i kam thënë me qëllim për të më dëmtuar, le ta dijë mirë se ka kaluar çdo kufi të lejueshëm. Nuk ka tolerancë për shpifësit e porositur. Do të përballen me drejtësinë, secili prej tyre. Shpifja, montazhi dhe fabrikimi i deklaratave nuk më lëkundin aspak. Përkundrazi, ato më forcojnë edhe më shumë në bindjet dhe rrugën time”, ka thënë Fetai.

Ai postimin e tij në Fejsbuk e përmbyll me fjalët: Rroftë UÇK-ja. Turp i mbuloftë ata që përdhosin historinë, sakrificat dhe gjakun e dëshmorëve për lojëra të ndyra të politikës ditore. Turp për ata që e shndërrojnë UÇK-në në mjet për interesa personale dhe pushtet.