Sekuestrohen dy kilogramë heroinë në “Tabanoc”, ndërpritet kanali ndërkombëtar i transportit të drogës

Shpërndaje

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (2 shkurt) në kalimin kufitar “Tabanoc”, zyrtarët policor kanë arrestuar J.F (31) nga fshati Nikishtan i Shkupit, A.B (18) nga Kroacia.

Njoftimi nga MPB:

Më datën 02.02.2022 në ora 19:00 në Pikë Kalimin Kufitar Tabanoc, nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme e kanë privuar nga liria J.F. (31) nga f. Nikishtanë –Shkup dhe A.B. (18) nga Republika e Kroacisë, me të cilën është ndërprerë kanal ndërkombëtar për transportin e heroinës në Republikën e Kroacisë.

Në të vërtetë, gjatë kontrollit në autobus të agjencisë turistike nga Shkupi, nëpunësit policorë në koordinim me Ekipin Mobil të Drejtorisë së Doganave, në bagazh kanë gjetur dhe kanë sekuestruar rreth dy kilogramë heroinë, me të cilën ka qenë të mbushura ambalazhime me produkte të ndryshme ushqimore.

Pas ndërmarrjes së masave dhe kontrollimeve plotësuese operative është vërtetuar se shteasi i Maqedonisë J.F. është kryerës i veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal dhe kundër tij sot SPB Kumanovë deri te Prokuroria Themelore Publike Kumanovë do të parashtrojë kallëzim penal.