Çmimi i benzinës dhe dizelit nuk ndryshojnë

Shpërndaje

Komisioni Rregullator për Energjetikë përmes një njoftimi ka kumtuar se çmimi i benzinave dhe i dizelit do të mbetet i njëjtë, ndërsa vetëm vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të rritet për dy denarë për litër.

Nga mesnata, vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet me çmim prej 74,5 denarë, Eurosuperi BS-95 mbetet me çmim prej 79 denarë për litër. Eurosuperi BS-98 me çmim prej 81 denarë për litër dhe dizeli me çmim prej 77 denarë për litër. Mbetet i njëjtë edhe çmimi i mazutit – 52,354 për litër.