Djali i komandantit legjendar Adem Jashari viziton Tetovën (Foto)

Shpërndaje

Djali i e komandantit legjendar Adem Jashari, Lulzim Jasharin sot ka vizituar Tetovën ku është pritur nga Kryetari i Komunës, Bilall Kasami.

Njoftimi nga Kasami:

Në popull thuhet se pranvera sjellë ogure të mira. Një ogur i mirë për kohëra më të mira zbriti në qytetin tonë, për qytetarët tanë. E sjellin atë njerëzit që vijnë nga kohërat e historisë, nga ato dimensione fatmirësie dhe dinjiteti kombëtar.

Nder, privilegj e krenari të mirëpres, sot, mikun tim, në qytetin tonë, në kryeqendrën e shqiptarëve të RMV-së, në Tetovën tonë të bukur, djalin e heroit tonë, djalin e historisë sonë të re, djalin e komandantit legjendar Adem Jashari- vëllanë tonë Lulzim Jasharin.

Oguret e mira kanë forcën e vazhdimësisë. Muajve në vijim Tetovës dhe qytetarëve tanë do t’i vijë një ogur tjetër që do mundësojë të ndjehen krenarë në lartësitë më kuptimplota qytetare dhe kombëtare.

Faleminderit për vizitën vëlla Lul!