Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Shpërndaje

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës. Mësohet se një person i cili udhëtonte me një mjet tip ‘Golf’ ka qëlluar në ajër.

Burime bëjnë me dije se nga të shtënat nuk ka të lënduar ndërsa policia ka rrethuar zonën.

“Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi A. N., 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale“, thotë policia.