MaqedoniTop Lajme

Florim Jaja merr detyrën në Drejtorinë për siguri të informatave të klasifikuara

Shpërndaje

Përveç ndryshimeve ministrore që pritet të realizohen, tanimë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, ky operacion do të përfshijë edhe emërime të reja në eshalonin e tretë qeveritarë.

Së fundmi, Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara për herë të parë do të udhëhiqet nga një kuadër shqiptar. Ai është Florim Jaja i cili zëvendëson Stojan Sllaveskin.

Jaja sot ka marrë detyrën si i pari i këtij institucioni dhe ka premtuar transparencë të plotë gjatë punës së tij.

Zëvendëssekretari i qeverisë, kuadër nga VLEN, Hasim Murtezani ditë më parë e ka komentuar këtë emërim të rëndësishëm:

“Historike! Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara – për herë të parë do udhëhiqet nga kuadër shqiptar! Urime, Florim Jaja”, pati shkruar ai.

Ndryshime ka edhe në Agjencinë për mbrojtjen e të dhënave personale, ku atje është shkarkuar Imer Aliu nga PDSH dhe në vend të tij është emëruar Nakil Fetai.

Në vjim, Qeveria pritet të emërojë edhe drejtorë të tjerë, në pozitat e liruara nga ish drejtues që tashmë janë zgjedhur kryetarë komunash.