BotaTop Lajme

Gjenerali i lartë rus vritet në një shpërthim me makinë në Moskë

Shpërndaje

Një gjeneral i lartë u vra në një shpërthim makine në Moskë të hënën, tha Komiteti Hetues i vendit, transmeton Anadolu.

Komiteti tha në një deklaratë në Telegram se gjenerallejtënant Fanil Sarvarov, kreu i Departamentit të Trajnimit Operacional të Shtabit të Përgjithshëm Rus, vdiq nga plagët e shkaktuara nga shpërthimi.

“Sipas hetuesve, mëngjesin e 22 dhjetorit, një pajisje shpërthyese e vendosur nën fundin e një makine u shpërtheu në Rrugën Yasenevaya në Moskë”, thuhet në deklaratë.

Sipas komitetit, hetimet janë duke u zhvilluar pas hapjes së një çështjeje penale në Moskë.

“Hetuesit po ndjekin teori të ndryshme në lidhje me vrasjen. Njëra prej tyre është se krimi u orkestrua nga shërbimet e inteligjencës ukrainase”, shtoi ai.

Autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar ende mbi pretendimin.