MaqedoniTop Lajme

Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip (VIDEO)

Shpërndaje

Hasan Haklaj, një nga organizatorët, ka folur para mijëra qytetarëve që po marrin pjesë në protestën e thirrur në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ai tha se tri shkronjat e alfabetit shqip janë UÇK dhe se askush nuk mund ta mbulojë diellin e tyre.

“Të dashur bashkëkombës, të dashura motra dhe vëllezër, bij dhe bija të një historie, të një gjuhe, të një gjaku, të një qëndrese.
Një rilindas i madh thoshte se me shkronja bëhet alfabeti dhe me alfabet shkruhet kombi. Po të mos ishte alfabeti shqip, ne do të shuheshim. Ky është i paprekshëm dhe tri shkronjat më të arta të alfabetit shqip janë UÇK”, tha ai para protestuesve.

VIDEO