Flamuri i Kosovës ngrihet më lart në objektin e Komunës së Zubin-Potokut (Foto)

Shpërndaje

Pasi Njësia Speciale e Kosovës mëngjesin e sotëm e ka zhvendosur nga objekti i komunës së Zubin Potokut flamurin e Republikës së Kosovës, ka pasur reagime të shumta nga mediat e ndryshme, përcjell albazone.mk

Pas disa minutave flamuri është ngritur më lart në objektin e Komunës së Zubin-Potokut për të shmangur rreziqet për përdhosje nga huliganët.