Hristijan Mickoski rizgjidhet kryetar i VMRO-DPMNE-së
Hristijan Mickoski mori mandatin e tretë nga delegatët në kongresin e 18-të të partisë për të udhëhequr VMRO-DPMNE-në për katër vitet e ardhshme, që, sipas statutit të partisë, do të jetë mandati i tij i fundit.
Perditesim..
Mickoski paralajmëron reforma në strukturat e VMRO-së
Ndërkohë Hristijan Mickoski mori mandatin e tretë për drejtimin e VMRO-DPMNE-së në katër vitet e ardhshme në Kongresin e 18-të partiak në Kavadar. Mickoski mori mbështetjen e 804 delegatëve nga gjithsej 817 të pranishëm, ndërsa ishte kandidati i vetëm për kreun e partisë. Sipas statutit partiak ky do të jetë mandati i tij i fundit. Këtë e konfirmoi edhe vet Mickoski gjatë fjalimit të tij menjëherë pas rizgjedhjes. Mickoski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme 6 mujore do të ketë ripozicionime dhe reforma strukturore, rifreskim kadrovik, duke filluar nga Komiteti Ekzekutiv e deri te komitetet komunale. Mickoski tha se VMRO-së i duhet gjeneratë e re në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Kongresi i XVIII i VMRO-DPMNE-së – Vizioni që ndërton shtetin (06.12.2025)
Pjesa e dytë e Kongresit të XVIII të VMRO-DPMNE-së – Vizioni që ndërton shtet (06.12.2025)

