Është përditësuar aplikacioni i “TVSH-ja IME” për Google Playstore, ja çfarë duhet të bëni

Shpërndaje

Drejtoria e të Ardhurave Publike njofton se versioni i ri i aplikacionit “TVSH-ja IME” nga sot është i disponueshëm edhe në Google Playstore. Përdoruesit e aplikacionit duhet fillimisht të përditësojnë (uodate) aplikacionin TVSH-ja IME në playstore, dhe më pas të hyjnë në aplikacion dhe në seksionin “profile”, në dritaren “lloji i skanerit të barkodit”, të zgjidhin “i avancuar”.

Drejtoria e të Ardhurave Publike gjithashtu bën me dije se vijon pagesa për përdoruesit që kanë skanuar llogaritë fiskale në tremujorin e dytë të vitit 2022 dhe secili përdorues mund të kontrollojë gjendjen e pagesës nga TVSH-ja IME në profilin personal në profili në www.e-pdd.ujp.gov.mk.