Ky është i riu nga Mateçi i komunës së Likovës që ndërroi jetë në aksidentin tragjik në Beograd
Ne vazhdim po ju sjellim postimin në fejsbuk të hoxhë Burim Jashari:
“Te Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik në Beograd, ku humbën jetën Avdiu Nazim dhe bashkëshortja e vëllait tonë Shkëlzen Avdiu,ndërsa Shkëlzen Avdiu ndodhet në gjendje kome, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nazim Avdiu ishte një xhemat i afërt i imi, shembullor, namazli i përkushtuar, njeri i qetë dhe i urtë, dhe një personalitet i respektuar nga të gjithë. Ai ka dhënë një kontribut të çmuar në xhaminë tonë “Jakup Asipi” – Berlin.
Kjo humbje është e rëndë për familjen, xhematin dhe për të gjithë ata që i njohën. Lusim Allahun e Madhëruar t’i mëshirojë Nazim Avdiun dhe bashkëshorten e Shkëlzen Avdiut, t’i pranojë në mëshirën e Tij të pafund, t’u japë sabër familjarëve, ndërsa Shkëlzen Avdiut t’i dhurojë shërim sa më të shpejtë.
Hoxhë Burim Jashari
21.12.2025 Shkup”

