RajoniTop Lajme

LDK mbylli fushatën, mesazhi i Abdixhikut: Zgjidhni shpresën, zgjidhni Kosovën që ecën përpara

Shpërndaje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbyllur fushatën zgjedhore me një tubim qendror, ku kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, u drejtua qytetarëve me një mesazh bashkimi, shprese dhe përgjegjësie për të ardhmen e vendit. Abdixhiku theksoi se kjo nuk ishte vetëm një fushatë politike, por një ftesë për t’u ngritur, për t’u kthyer te arsyeshmëria, te maturia dhe te shteti që funksionon, duke bërë thirrje që më 28 dhjetor qytetarët të zgjedhin rrugën e zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik.

Postimi nga Abdixhiku:
Kjo nuk ishte vetëm një fushatë. Kjo është ftesë për t’u ngritur. Për t’u bashkuar. Për t’u kthyer te arsyeshmëria, te maturia, te shteti, te shpresa.
Kjo është ftesë për ta ndalur rënien, për ta mbyllur kapitullin e krizës dhe për të hapur kapitullin e një Republike që funksionon, të një shteti që respekton qytetarin, të një Kosove që ecën drejt perëndimit, jo drejt humbjes.
Sonte e nisim këtë rrugëtim së bashku.
Më 28 dhjetor, do ta vulosim së bashku.
Atë ditë, secili prej jush do ta ketë në dorë një fletë. Mund të duket e vogël, një copë letër e thjeshtë, por aty brenda është e shkruar e ardhmja e këtij vendi.
Aty është shkruar nëse Kosova do të mbetet peng i aventurës e popullizmit, apo do të kthehet në rrugën e vet natyrale – rrugën e shpresës, të zhvillimit, të integrimit euroatlantik.
Në atë fletë, zgjidhni tri shkronja të arta, ato që e bënë historinë, e që thërrasin sot për të ardhmen. Zgjidhni LDK, shpresën e parëdhe të fundit të Kosovës. Zgjidhni numrin 123, dhe kandidatët tanë nga kjo listë fituese.
Mbi të gjitha, zgjidhni shpresën.
Unë jam Lumir Abdixhiku.
Ky është ekipi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Me besim në Zot, me vullnet për vendin, me dashni për njerëzit tanë dhe me përgjegjësi për të ardhmen që na pret, zotohemi se do të ju prijmë me dinjitet.