Maqedoni

Nëse deri të premten nuk kryhet pagesa e subvencioneve, Bujqit do të bllokojnë rrugët kryesore!

Shpërndaje

Bujqit paralajmërojnë bllokada në rrugët kryesore nëse deri të premten nuk kryhet pagesa e subvencioneve.

Në konferencën e sotme për shtyp, blegtorë dhe bujq nga disa qytete të vendit u shprehën se më shumë se një vit po presin për pagesën e subvencioneve, ndërsa disa nga masat, si ato për blegtori dhe prodhim organik, nuk janë paguar për dy vite.

I bënë thirrje Qeverisë, kryeministrit dhe institucioneve kompetente të reagojnë menjëherë. Nga Ministria e Bujqësisë thonë se për shkak të procesit zgjedhor nuk ka pasur mundësi të kryhet pagesa e subvencioneve, por sipas informacioneve, gjatë ditës së sotme është parashikuar pagesa e subvencioneve për blegtorët për vitin 2024./ Alsat.mk