MaqedoniTop Lajme

Nevzat Bejta dorëzon kandidaturën për Kryetar të Komunës së Gostivarit

Shpërndaje

Nevzat Bejta, sot dorëzoi zyrtarisht kandidaturën e tij për Kryetar të Komunës së Gostivarit nga koalicioni VLEN, njofton albazone media.

Ky hap vjen në një moment të rëndësishëm për qytetin, në një kohë kur nevojitet një drejtim i ri dhe menaxhim i përgjegjshëm për të ndalur shkatërrimin, keqmenaxhimin dhe kaosin që kanë prekur zhvillimin e Gostivarit. Megjithëse miliona euro janë dedikuar për investime, qyteti fatkeqësisht nuk ka parë projekte konkrete që shënojnë ndryshim të vërtetë.

Postimi nga BEJTA:

Të nderuar qytetarë, sot pata nderin të dorëzoj kandidaturën time për kryetar të Komunës së Gostivarit nga koalicioni VLEN.
Kandidatura ime vjen në kohën kur duam ta shohim qytetin sa më bukur, ta ndalojmë nga shkatërrimi, keqmenaxhimi dhe kaosi, sepse për këtë Komunë janë harxhuar miliona euro të destinuara për investime dhe fatkeqësisht nuk po shohim asnjë projekt konkret.
Politika jonë do të ketë në fokus qytetarin, e në veçanti rininë tonë të mrekullueshme, që të njejtën që mos e shohin më largimin nga vendi si opsion të vetëm shpëtimi, por të qëndrojnë krenarë në vendin e tyre. Unë ju jam shumë mirënjohës të gjithë qytetarëve të Gostivarit, që pa dallim partie po tregojnë përkrahje ndaj meje, falemnderoj dhe liderët e VLEN-it për mbështetjen e pakursyer.
Po e nis këtë rrugëtim me besim dhe mbeshtetje maksimale, drejt fitores së madhe më 11 janar.
Me respekt,
Nevzat Bejta

Kandidatura ime është një nismë e pastër dhe bujare për ringjalljen e Gostivarit. Sot e zyrtarizova këtë vendim dhe besoj plotësisht në përkrahjen e qytetarëve të Gostivarit. Ky qytet meriton energji të re, punë të ndershme dhe vizion të qartë — dhe unë jam gati ta çoj përpara.