MaqedoniTop Lajme

Nevzat Bejta: Komuna e Gostivarit e zhytur në borxhe, pas 11 janarit secili do të mbaje përgjëgjësi për keqpërdorimet financiare

Shpërndaje

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, në një deklaratë të fortë publike ka ngritur shqetësime serioze lidhur me gjendjen financiare të Komunës së Gostivarit, njofton albazone media.

Sipas tij, komuna është e zhytur në borxhe të mëdha si pasojë e keqpërdorimeve financiare, duke paralajmëruar se pas 11 janarit askush nuk do t’i shmanget përgjegjësisë ligjore për veprimet e kryera.rit.

Reagimi i plotë:

Mbi gjysmë milioni euro janë paguar kontrata punë në Komunën e Gostivarit për aktivistët partiak, që kanë marrë paga pa shkuar as edhe një ditë të vetme në punë.
Borxhi i Komunës ka arritur në 30 milion, teksa as edhe një projekt konkret nuk është realizuar.
Ndërmarrja Publike “Komunalec” ka borxh prej 15 milion euro, teksa punëtorët e mirëmbajtjes së higjienës së qytetit janë ende pa sigurim shëndetësor!
Po vjen dita e çlirimit të qytetit, më 11 janar Gostivarit do t’i kthehet krenaria dhe transparenca e munguar prej vitesh.