Anija e LSDM-së po fundoset, thotë Taravari

Shpërndaje

“Anija e LSDM-së është anije që po fundoset”, kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në ClickPlus.

Kjo pasi siç tha ai, LSDM ka humbur në Shkup dhe në qytetet më të mëdha me shumicë maqedonase.

“Kanë humbur qytetet më të mëdha, kanë mbetur vetëm në komunat rurale”, shtoi Taravari.

Ka shtuar se për këtë rezultat nuk mund të thuhet se VMRO-DPMNE është fituese, pro se LSDM është humbëse.

“Nuk është fitore e madhe e VMRO-së sa është humbje e madhe e LSDM-së”, tha Taravari./TV21