Nora Gjakova mbyll karrierën: Një kapitull i artë që përfundon në fund të vitit 2025
Pas 23 vitesh të përkushtuara në sportin e xhudos, kampionia olimpike nga Kosova, Nora Gjakova ka njoftuar zyrtarisht pensionimin në moshën 33-vjeçare, duke mbyllur një rrugëtim historik të mbushur me sakrificë, fitore dhe krenari kombëtare.
Njoftimi nga Nora Gjakova:
Faleminderit Xhudo…🥋🙏
Sot ne diten e fundit te vitit 2025 po e permbylli nje kapitull te rendesishem qe per mu ka qene e gjithe jeta ime deri tash,po e perfundoj karrieren time si sportiste.
Une jam rrit dhe kam marr fryme me sportin e xhudos dhe jom e lumtur qe e kom jetu andrren teme.
Sfidat,humbjet dhe fitoret do te mbesin vetem kujtime te paharrrueshme per mu sepse me kane bo nje nder sportistet me te sukssesshme shqiptare dhe mbi te gjitha njeriun qe jam sot.
Jam mirenjohese per kete rrugetim te bukur qe e kam pas dhe ndihem e permbushur me gjithçka qe kam arrite gjate ketyre 23 viteve karriere ne sport.
Faleminderit qe keni qene pjese e ketij rrugetimi: familjes per hapat e pare ne sport dhe per mbeshtetjen e vazhdueshme,Tonit qe me ngriti si sportiste deri ne titullin me te larte te Kampiones Olimpike,shokeve dhe shoqeve te Klubit Ippon ne Peje per çdo ndeshje e perkrahje,shtetit tim Kosoves🇽🇰per nderin edhe krenarine qe ma dha per me e perfaqesu dhe te gjithe shqipetareve kudo qe jane per perkrahjen nder vite🇦🇱
Faleminderit te gjitheve qe me keni qendru afer.❤️🔥
Kosova Judo Federation Kosovo Olympic Committee
Drejt fillimeve dhe endrrave te reja…🥂
Gezuar 2026🎉
Sot, në përmbyllje të vitit 2025, falënderojmë kampionen tonë Nora Gjakova për çdo medalje, çdo fitore dhe çdo arritje që i ka dhënë vendit tonë me përkushtim, guxim dhe krenari. Ajo ishte dhe mbetet simbol i suksesit që e ka përfaqësuar Kosovën denjësisht në arenat më të mëdha ndërkombëtare.
Përfundimi i karrierës së saj si garuese nuk është fundi i rrugëtimit të saj në sport, por fillimi i një kapitulli të ri dhe po aq të rëndësishëm. Tani, në rolin e trajneres, Nora do të vazhdojë ta ndajë përvojën, dijen dhe pasionin e saj, duke frymëzuar dhe ndërtuar kampionët e së ardhmes.
🤍Faleminderit Nora për gjithçka që ke dhënë për sportin, për xhudon dhe për Kosovën. Jemi krenarë me ty dhe të urojmë shumë suksese në rrugën tënde të re.

