Forcat ruse i vrasin nga mjeti luftarak çiftin ukrainas (Video)

Shpërndaje

Një çift civil ukrainas është vrarë nga forcat ruse, të cilët krejtësisht të paprovokuar hapin zjarr në drejtim të veturës së tyre.

Pamjet e rënda janë publikuar nga gazetari bjellorus, Tadeusz Giczan, të shpërndara fillimisht në Telegram.

“Pashë këtë video rrëqethëse në disa kanale ukrainase tëTelegramit. Një BMP ruse [mjet luftarak] krejtësisht e paprovokuar, hap zjarr në drejtim të një veture me civilë jashtë spitalit të Makarivit, duke u larguar sikurse të kishte mos ndodhur asgjë”, thuhet në postimin e tij.

Siç bën të ditur më tej gazetari bjellorus, brenda veturës gjendeshin një çift i moshuar, të cilët kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmit.