RajoniTop Lajme

“Të pavdekshëm në historinë e lirisë”, mesazhi i Bekim Jasharit për 14 dhjetorin 1998

Shpërndaje

Anëtari i familjes Jashari dhe ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka përkujtuar sot 26-vjetorin e nisjes së rreth 150 ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës drejt Kosovës, pas stërvitjes dhe armatimit në Shqipëri.

Postimi nga Bekim Jashari:
27 vite më parë, më 13 dhjetor 1998, rreth 150 ushtarë të UÇK-së, pas stërvitjes dhe armatimit në Shqipëri, u nisën drejt Kosovës.

Në mëngjesin e acartë të 14 dhjetorit, në Likenet e Hasit, në Gorozhup të Pashtrikut, Komandanti i Brigadës 113, Mujë Krasniqi – Kapuqi, së bashku me 40 bashkëluftëtarë, ranë heroikisht në përballje me forcat serbe, për t’u bërë të pavdekshëm në historinë e lirisë sonë.
Komandanti Mujë Krasniqi ishte ndër bashkëluftëtarët e parë të Komandantit Legjendar Adem Jashari, me të cilin veproi që në ditët e para të organizimit të UÇK-së.

Me krenari të përjetshme përkulemi para jetës dhe veprës së Komandant Kapuqit dhe bashkëluftëtarëve të tij: Profesori Rifat Mëziu, Beqir Gashi, Ali Krasniqi, Luljeta Shala, Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini, Hazir Kryeziu, Qenë Qenaj, Xhevat Thaçi dhe Avni Kutllovci, si dhe para të gjithë dëshmorëve të kombit.

Lavdi!