Hiqet kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës, makinat do të monitorohen përmes kamerave

Shpërndaje

Shqipëria dhe Kosova do të heqin kontrollet në kufi, të cilat do të zëvendësohen me kamera në pikat e kalimit. Lajmi u bë publik në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Elbasan, ku pjesë e marrëveshjeve të firmosura ishte edhe ajo për lejet e qëndrimit.

“Lehtësimi i kontrolleve do të nisë me kamera që do bëjnë foto të mjeteve”, tha Çuçi.

Mes nënshkrimeve ishte edhe marrëveshja për lejet e qëndrimit, e cila solli reagimin e Kryeministrit Rama që kërkoi heqjen e kufizimit 5-vjeçar të dakordësuar nga dy ministritë.

“Se ju ministrat e Brendshëm e keni zakon që të vini afate a mund ta di pse duhet”, tha Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm i Kosovës.

Krijimi i një abetareje unike, njësimi i diplomave dhe projekti për ndërtimin e hekurudhës Durrës- Prishtinë ishin mes 15 marrëveshjeve që u nënshkruan nga anëtarët e kabineteve të dy qeverive.