MaqedoniTop Lajme

Ulet çmimi i transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike

Shpërndaje

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka ulur çmimet për transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike për 2 deri në 3%. Kryetari Marko Bislimovski thotë se kjo mund të ndikojë edhe në uljen e faturave të energjisë elektrike me rreth 1%. Megjithatë, se a do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike nga viti i ardhshëm do të varet edhe nga llogaritjet që EVN duhet t’i dorëzoj ditët në vijim.

Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së

“Me vendimin e sotëm, dihen të gjithë elementët që përbëjnë çmimin përfundimtar: çmimi dhe sasia me të cilën blihet energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit, si dhe blerjet për humbjet janë mbyllur gjithashtu. Tani mbetet që furnizuesi universal – EVN Home, nën mbikëqyrjen tonë, të bëjë llogaritjen dhe të publikojë çmimet përfundimtare sipas blloqeve. Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36 përqind”.

Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së

“Analizat tona kanë përfunduar dhe del që mund të vendoset tarifë elirë ditore kur janë më të lira çmimet të energjisë elektrike në treg, por pas orës 22:00 ka çmime ekstrem më të shtrenjta. Prandaj, nëse ndërmerret diçka për tarifën e lirë të natës, ajo nuk do të filloj në orën 22:00, porn ë orën 00:00. Bëhet fjalë për praktika të amviserive që janë krijuar me vite përshkak të së cilës do të shohim se çfarë do të dnërmarrim në këtë drejtim”.

Bislimovski tregoi se Komisioni Rregullator i Energjisë ka filluar tashmë ndryshimin e licencave të elektranave fotovoltaike që kanë instaluar bateri, por nuk mund të pritet të kemi tepricë të energjisë elektrike gjatë këtij dimri, sepse atëherë rritet konsumi, veçanërisht tek amviseritë, pasi shumë prej tyre përdorin energjinë elektrike për ngrohje./SHENJA/