Kurti: BE-ja të gjejë mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme, pasi Serbia refuzoi nëshkrimin

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimet e djeshme në Ohër, pas së cilave u arrit një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti tha se në Ohër shkuan me qëllime të mira dhe se treguan mirëbesim gjatë takimeve.

Ai falënderoi kryediplomatin evropian Josep Borrell, të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për angazhimin e tyre të palëkundur, si dhe Maqedoninë e Veriut për mikpritjen e tyre të ngrohtë.

Tutje Kurti tha se Serbia iu shmang nënshkrimit të marrëveshjes dhe të aneksit dhe se tani i takon BE-së që të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme.

“Tani kemi arritur një marrëveshje për një aneks implementues të Marrëveshjes Themelore. Serbia, ashtu si në takimin e fundit në Bruksel, iu shmang nënshkrimit të Marrëveshjes dhe tani edhe Aneksit. I takon BE-së të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme”, shkroi Kurti.