Ahmeti për TV21: Ky është takim ku duhet edhe kompromis por, pa e rrezikuar substancën

Shpërndaje

Në një intervistë për RTV21 Kryetari i BDI-së Ali AHmeti tha se ky është një takim në të cilin duhet të bëhet kompromis por pa u rrezikuar substanca. Ai tregoi edhe përvojën e tij në marrëveshjen e 2001 e quajtur marrëveshja paqësore e Ohrit.

“Ky është takim ku duhet edhe kompromis dhe kompromisi le të bëhet pa e rrezikuar substancën. Në qoftë se unë në 2001 nuk do e shihja substancën, por do shihja se çka thotë pjesë e opinionit, marrëveshja nuk do të ishte arrit dhe nuk dihej se në çfarë dimensioni do shkonin gjërat”- tha Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së.
Fatmit Aliu: Kujt po i thoni se duhet të bëjë kompromis?
“Unë mendoj se të dy palët janë të interesuara për të arritur një marrëveshje dhe unë nuk e fsheh. Unë si shqiptar jam i përkushtuar që duhet të arrihet një marrëveshje mes palës serbe dhe palës së Kosovës dhe në këtë rast nuk pajtohen vetëm shqiptarët e Kosovës po shqiptarët në rajonin e Ballkanit.”- u përgjigj Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së.