Mijallkov dhe Todorov mbesin pa truproje

Shpërndaje

MPB-ja e ka hequr edhe sigurimin e fundit personal të funksionarëve nga qeveria e mëparshme. Nga MPB-ja konfirmuan se pas vlerësimeve të bëra të sigurisë nuk ekziston rrezik i sigurisë mbi ish-ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov dhe për shkak të kësaj është pezulluar dhe tani më nuk ka truproje ose sigurim personal nga MPB-ja.

“Nga ish-funksionarët,  ende  shfrytëzon sigurim vetëm ish-kryetari i Qeverisë, Nikolla Gruevski. Atij i pason sigurim aq vite sa ka qenë në pushtet”, theksojnë nga MPB-ja.

MPB-ja tani shumë shpejt ia hoqi sigurimin edhe  ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Vendimi është marrë para festës, për shkak të vlerësimit se më nuk ekzistojnë rreziqe të sigurisë.

Pas dhënies së dorëheqjes në maj të vitit 2016, për sigurimin e Mijallkovit kujdeseshin gjashtë truproja, ndërsa kishte në dispozicion edhe dy automobila.