Arben Fetai mbështet aksionin e presidentit Amerikan Donald Trump
Zëvendëskryeministri Arben Fetai përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka reaguar për arestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro duke shkruar se mbështet aksionin e organizuar nga presidenti Donald Trump uke i dhënë fund një regjimi autoritar që ka ushqyer rrjete narkotrafiku dhe ka kërcënuar sigurinë rajonale e botërore.
Reagimi i plotë:
Mirëpresim vendimin historik dhe të guximshëm të Presidentit amerikan Donald Trump për arrestimin e Nicolás Maduros, duke i dhënë fund një regjimi autoritar që ka ushqyer rrjete narkotrafiku dhe ka kërcënuar sigurinë rajonale e botërore.
Si aleate e palëkundur e NATO-s, Maqedonia e Veriut mbështet fuqimisht veprimet për forcimin e sigurisë kolektive, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e demokracisë që garantojnë paqen dhe lirinë.
Ky operacion vendimtar kundër rrjeteve të drogës, korrupsionit dhe ndikimeve autoritare përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt eliminimit të kërcënimeve që cenojnë aleatët tanë dhe rendin euroatlantik.
Historia dëshmon se kur Amerika udhëheq me vendosmëri dhe guxim, aleatët ndihen më të sigurt, demokracitë forcohen dhe bota bëhet një vend më i sigurt e më i lirë.

