Rama për Vuçiqin: Do të jetë katastrofike nëse nuk vjen në Samitin e Tiranës

Shpërndaje

Do të jetë katastrofike për Serbinë dhe për Aleksandër Vuçiqin nëse ai nuk merr pjesë në Samion mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, tha sot kryeministri shqiptar Edi Rama, transmeton InfoShqip.

“Pjesëmarrja në Samit është e vetmja mundësi që ka Vuçiq, sepse në të kundërtën do të ishte katastrofike për të dhe për Serbinë”, tha Rama.

Vuçiq më herët kishte njoftuar se askush nga Serbia nuk do të merrte pjesë në takim për shkak të vendimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për emërimin e Nenad Rashiqit për Ministër për Komunitete dhe Kthim në Kosovë dhe për shkak të reagimit të BE-së ndaj këtij vendimi, të cilin Beogradi e konsideroi të butë.

Opozita në Shqipëri njoftoi se do të zhvillojë një protestë më 6 dhjetor. Rama thotë se është absurde të mbahen protesta në atë datë dhe akuzon se opozita po e bën për interesat e veta.

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëroi qytetarët që të kenë kujdes më 6 dhjetor, kur në kryeqytetin shqiptar po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor dhe opozita ka paralajmëruar protestë.

Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe një delegacion maqedonas. Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani tha sot se Samiti në Tiranë është një ngjarje e madhe dhe është një mesazh serioz për angazhimin e BE-së në rajon.