MaqedoniTop Lajme

Bilall Kasami viziton fëmiun e parë të 2026 – Deonin, i dhuron 40 mijë denarë

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka ndarë një mesazh të veçantë urimi për lindjen e Deon Shabanit, banorit më të ri të qytetit, njofton albazone media.

Në orët e para të vitit, Tetova u pasurua me një jetë të re – një mrekulli e vogël që solli dritë, shpresë dhe buzëqeshje për familjen Shabani dhe për gjithë qytetin.

Postimi nga Kasami:

Deon Shabani, banori më i ri i Tetovës!
Në orët e para të tij, Tetova u bë shtëpi e një mrekullie të vogël. Deon Shabani, një mrekulli që hapi vitin, një lindje që solli dritë, shpresë dhe buzëqeshje.
Të kesh shëndet dhe lumturi Deon!