Vendos Kryesia, shtatë komisione do t’i kryesojë VV-ja, nga dy PDK-ja e LDK-ja dhe një AAK-ja

Shpërndaje

Shefja e grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit lidhur me thirrjen e seancës për votimin e presidentit.

Ajo tha se kjo çështje nuk ka qenë temë diskutimi në mbledhjen e sotme të kryesisë.

Më tutje Lila tha se deri të premten pritet që të bëhet betimi i deputetëve të rinj.

Pas kësaj ajo deklaroi se do të thirret një seancë e jashtëzakonshme për votimin e presidentit.

“Hapi i parën është betimi i deputetëve të rinj. Sipas të gjitha gjasave të premten në rendin e ditës do të jet edhe betimi i deputetëve të rinj dhe pastaj seanca për zgjedhjen e presidentit do të jetë seancë e jashtëzakonshme. Sot nuk ka qenë temë kjo çështje”, ka thënë Lila.

Lëvizja Vetëvendosje si grupi më i madh parlamentarë në Kuvendit e Kosovës do t’i kryesojë 7 komisione nga gjithsej 14 sa janë, raporton Ekonomia Online.Këtë e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.Ajo tha se LVV-ja si partia më e madhe do të marr shtatë komisione, PDK dhe LDK si opozitë ju takojnë nga dy komisione si dhe AAK-ja, Lista Serbe dhe Partitë e komuniteteve jo shumicë ju takon nga një komision.