Gjiganti turk i mbrojtjes Aselsan nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare shitjeje prej 171 milionë dollarësh
Gjiganti turk i mbrojtjes Aselsan tha sot se ka nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare shitjeje me vlerë 171 milionë dollarë me një klient që operon në rajonin e Azi-Paqësorit, transmeton Anadolu.
Marrëveshja përfshin eksportet e sistemeve të komunikimit dhe ngarkesave për automjete sipërfaqësore pa pilot, tha kompania në një deklaratë të postuar në Platformën e Informimit Publik të Turqisë (KAP). Ndërkohë që emri i klientit nuk u dha.
Aselsan, me seli në kryeqytetin turk Ankara, u themelua në vitin 1975 dhe është rritur duke u bërë një nga kompanitë më të mëdha të mbrojtjes në vend, duke u renditur ndër 50 më të mirat në fushën e saj në mbarë botën.

