RajoniTop Lajme

LAJMI I FUNDIT/ Kosova dhe Bahamas nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e vizave

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot në Uashington D.C. është nënshkruar marrëveshja për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e Kosovës dhe Bahamas.

Njoftimi i plotë:
Një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës!
Sot, në Washington, D.C., u nënshkrua marrëveshja për heqjen e ndërsjellë të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bahamasit.
Pas njohjes nga Bahamas dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në muajin dhjetor, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Davis u dakorduan se ky do të ishte hapi i radhës. Ky hap dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës e Bahamas dhe, mbi të gjitha, për forcimin e lidhjeve mes qytetarëve tanë, duke i afruar ata edhe më shumë me njëri-tjetrin.