LSDM: Zhan Mitrev të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori! VMRO kërkon që Venko Filipçe të japë dorëheqje
VMRO-DPMNE edhe sot vazhdoi me akuzat se Venko Filipçe dhe Zoran Zaev kanë dashur të marrin spitalin e Zhan Mitrevit. Siç theksoi Brane Petrushevski, Filipçe dhe Zaev përmes fuqisë së tyre politike dhe institucioneve shtetërore ushtronin presion ndaj Zhan Mitrev për t’i marrë spitalin.
“Sipas deklaratave të doktor Zhan Mitrev, Zaev dhe Filipçe thanë se ata do të përcaktojnë vlerën për blerjen e aksioneve në spital dhe për këtë do t’i ndihmonin në procesin gjyqësor. A është ky modeli me të cilin Filipçe dëshiron të drejtojë Maqedoninë nëse vjen sërish në pushtet? Në vend që të japë dorëheqje dhe ta lërë LSDM-në te njerëzit e ndershëm dhe të rinj, Filipçe mban karrigen e Zaev dhe vazhdon të veprojë sipas udhëzimeve të tij”, tha Brane Petrushevski.
Nga LSDM sërish e ftuan Zhan Mitrevin të dorëzojë kallëzim në Prokurori, por thonë se ai nuk e bën këtë sepse gënjen dhe për këtë mund të përgjigjet edhe penalisht. Ata thonë se nuk ka nevojë VMRO-DPMNE të krijojë fushatë mediatike, sepse fushata e zezë dhe linçi publik ndaj Filipçes e kanë zbuluar plotësisht. Filipçe, nga ana tjetër, kritikoi pushtetin.
“Më vjen keq që partitë që shkoi atje legjitimuan një pushtet të tillë, të zhytur thellë në korrupsion, që mban vendin në izolim dhe në një lloj errësire mediatike përmes fushatave me lajme të rreme që i bëjnë përmes mediave të tyre. Mendoj se asnjë parti politike nuk duhet të japë mbështetje për një pushtet të tillë, sepse me këtë koalicion të tenderëve të DPMNE-së dhe ZNAM Maqedonia nuk ka të ardhme”, deklaroi Venko Filipçe.
Kryeministri Hristijan Mickoski dje e ftoi Prokurorinë të fillojë procedurë nga ato që kanë dëgjuar deri më tani, dhe shprehu dyshime edhe për përfshirjen e ish-presidentit Stevo Pendarovski. Ky i fundit iu përgjigj se akuzat janë të pabazuara dhe shpifëse, dhe se institucionet shtetërore nën kontrollin e tij mund ta verifikojnë. Në lidhje me deklaratën e Zhan Mitrevit, në të cilën akuzoi Zaev dhe Filipçen se kanë dashur të marrin spitalin e tij, deri tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë nëse do të dorëzojë kallëzim në Prokurori, dhe nuk është shfaqur në publik./TV21

