Me 65 vota ‘për’, votohen ministrat e rinj të Qeverisë së RMV-së

Shpërndaje

Me 65 vota ‘për’, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi propozimet për ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.

Nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga është zgjedhur Ministër i Drejtësisë, Azir Aliu, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.

Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar në realizimin e përcaktimeve programore dhe deklaratën e zotimeve qeverisëse, duke patur besim të plotë në aftësitë, profesionalizmin dhe vizionin e kuadrove të përzgjedhura.

E ardhmja evropiane e vendit dhe qytetarëve, qeverisja e mirë, procesi i reformave dhe përmbushja e zotimeve të dhëna para qytetarëve do të jenë udhërrëfyesi i veprimit të Aleancës për Shqiptarët brenda Qeverisë.

– Aleanca për Shqiptarët –