RajoniTop Lajme

Numërohen të gjitha votat me postë që ishin tërhequr në dhjetor: VV 72.20%, LDK 10.15%, PDK 9.56%

Shpërndaje

Ka përfunduar numërimi i rreth 28 mijë votave me postë që ishin tërhequr nga dy kutitë postare të KQZ’së në Berlin dhe Bernë, më 23 dhe 29 dhjetor.Ndërkohë, janë edhe rreth 20 mijë vota tjera nga diaspora, procesi i tërheqjes së të cilave është përmbyllur sot, të cilat njëherë do të verifikohen e pastaj do të fillojnë të numërohen.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, VV ka marrë 72.20% -19,344 Vota, LDK 10.15% – 2,720 Vota, PDK 9.56% – 2,560 Vota dhe AAK 3.90% – 1,045 Vota.

Më poshtë gjeni kandidatët që kanë marrë më së shumti vota nga votimi me postë:

VV:
1.[1] ALBIN KURTI – 18,403 Vota
2.[2] GLAUK KONJUFCA – 16,566 Vota3.[5] ALBULENA HAXHIU – 11,474 Vota
4.[6] HEKURAN MURATI – 10,298 Vota5.[3] DONIKA GËRVALLA- SCHËARZ – 9,343 Vota

LDK:
1.[1] LUMIR ABDIXHIKU – 2,134 Vota2.[3] HYKMETE BAJRAMI – 1,896 Vota
3.[10] UKË RUGOVA – 1,700 Vota4.[6] AVDULLAH HOTI – 1,411 Vota
5.[4] DOARSA KICA XHELILI – 1,345 Vota

PDK:
1.[1] BEDRI HAMZA – 2,339 Vota
2.[15] PËRPARIM GRUDA – 1,411 Vota3.[30] ARIAN TAHIRI – 1,387 Vota
4.[9] SALA JASHARI – 1,032 Vota5.[3] VLORA ÇITAKU – 811 Vota.

Rezultatet KËTU