RajoniTop Lajme

Osmani: Lavdi të gjithë martirëve e dëshmorëve të lirisë sonë!

Shpërndaje

Në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, Presidentja Osmani theksoi se Reçaku flet edhe sot fuqishëm — nëpërmjet tokës që u njom me gjak të pafajshëm, nëpërmjet dhimbjes së familjeve që humbën më të dashurit e tyre në mënyrën më mizore të mundshme dhe nëpërmjet thirrjes së pandërprerë për drejtësi.

Ajo tha se Reçaku flet gjithashtu përmes brezit të ri, përmes fëmijëve të buzëqeshur, të lumtur e të lirë, që janë dëshmia më e qartë se sakrifica e të rënëve nuk ka qenë e kotë. Gjaku i martirëve të Reçakut dhe i gjithë Kosovës është bërë dritë udhërrëfyese dhe betim që nuk thyhet kurrë.

Postimi:
Reçaku flet edhe sot fuqishëm, nëpërmjet tokës që u njom me gjak të pafajshëm.
Flet nëpërmjet dhimbjes së familjeve që humbën më të dashurit në mënyrën më mizore të mundshme.
Flet nëpërmjet thirrjes sonë të vazhdueshme për drejtësi!
E flet, poashtu, nëpërmjet brezit të ri, fëmijë të buzëqeshur, të lumtur, e mbi të gjitha, të lirë!
Gjaku i të rënëve të Reçak e në gjithë Kosovën u bë dritë udhërrëfyese dhe betim që nuk thyhet kurrë!
Lavdi të gjithë të martirëve e dëshmorëve të lirisë sonë!