Arrestohet Besim Zeqiri- “njeriu kryesor” i kontrabandës nga Serbia në Kosovë

Shpërndaje

Është arrestuar Besim Zeqirin. “Kaça” dyshohet se është “njeriu kryesor” i kontrabandës nga Serbia për në Kosovë.

Forcat speciale të Policisë së Kosovës arrestimin e tij e kanë bërë në afërsi të Çeçevës në veri të vendit.

“Kaça” dhe 4 serbë kanë gjuajtur me armë në drejtim të Policisë së Kosovës.

Për arrestimin e një shqiptari dhe katër serbëve e ka konfirmuar për zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani.

Në momentin që oficerët policorë kanë tentuar t’i ndalojnë të dyshuarit, grupi i ka sulmuar me armë zjarri dhe më pas Policia është kundërpërgjigjur.

“Oficerët e policisë iu përgjigjën zjarrit, por për fat nuk pati viktima”, tha ai. Më pas në furgon kanë gjetur cigare dhe kanë konstatuar se ka pasur edhe lëndë narkotike”.

“Pesë të arrestuarit dyshohen për “kontrabandë mallrash”, “posedim të lëndëve narkotike” dhe “sulm ndaj zyrtarit”. Të katër automjetet janë sekuestruar”, u shpreh ai.